Ministri i Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në hapjen e punimeve të konferencës tradicionale vjetore “ Java e Albanologjisë 7/2016 “ , të cilën e organizon Instituti Albanologjik i Kosovës dhe ku prezantohen të arriturat shkencore në fusha të ndryshme brenda periudhës njëvjeçare . Në konferencën e shtatë me radhë, do të prezantojnë rreth 135 studiues e punonjës shkencorë nga Kosova Shqipëria Maqedonia dhe vende të rajonit e botës .
Me këtë rast ministri Bajrami, në fjalën e hapjes ka përgëzuar organizatorin për këtë ngjarje për të cilën tha se është ndër konferencat e rëndësisë së veçantë shkencore të studimeve albanologjike në nivel kombëtarë krahas Seminarit për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe .
“Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyeshme për prezantimin e rezultateve dhe të arriturave shkencore te shkencëtarëve të rij dhe albanologëve të cilët çdo vit promovojnë punën e vet shkencore , këmbejnë përvoja dhe ngrisin standardet e studimeve për albanologjinë. Kjo konferencë gjithashtu është një mundësi që të krijojmë standarde kombëtare dhe të punojmë për internacionalizimin e studimeve për albanologjinë “, tha ministri Bajrami.
Ministri Bajrami gjithashtu tha se në mbështetje të Qeverisë së Kosovës , do të vazhdojmë forcojmë studimet për Albanologjinë atu ku ekzistojnë, ndërsa aty ku nuk ekzistojnë ti hapim katedrat, ta promovojmë në universitetet verore me kurse të veçanta që duhet të ofrojmë je vetëm në Zarë por edhe në Zagreb , Sofie dhe vende tjera, që të dëshmojmë se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të lashta e cila ju ka përshtatur trendëve aktuale dhe standardeve .
“MASHT do të vazhdoi të mbështesë Institutin Albanologjik, i cili është shumë aktiv jo vetëm përmes botimeve individuale por edhe përmes konferencave dhe do të inkurajojmë studiuesit e rij që të zhvillojnë aktivitete në fusha kërkimore shkencore të cilat janë më interes të veçantë “ tha në fund ministri Bajrami.
Ndryshe “ Java e Albanologjisë “ , do të zgjasë 5 ditë ndërsa sipas drejtorit ët Institutit të Albanologjisë, z .Hysen Matoshi, është planifikuar që gjatë këtyre ditëve të prazentohen 135 punime shkencore nga studiues të fushave të ndryshme ndërkaq u bë e ditur se gjatë vitit 2015 , janë botuar 25 tituj shkencorë nga autorë të ndryshëm
Last modified: 30 Gusht, 2022