MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë

2 Mars, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, z. Ilija Strashevski, me të cilin bisedoi për prioritetet në punën e tij dhe thellimin e bashkëpunimimit në këtë fushë.

Ministri Bajrami e informoi z. Strashevski me proceset arsimore në Kosovë dhe theksoi se arsimi tashmë është është një nga priorietet e Qeverisë.

“Jemi të përkushtuar të ngrisim cilësinë në të gjitha nivelet e arsimit, të vetëdijshëm se pa një arsim cilësor nuk mund të presim zhvillim të përshpejtuar ekonomik të vendit”, tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami foli edhe për dy projektligjet për të cilat tashmë ka filluar debati publik: Projektligji për Arsimin e Lartë dhe ai për Profesionet e Rregulluara, e të cilat pritet në rregullojnë shumë çështje në arsimin e lartë.

Ndërsa, sa i përket bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy vendeve, ministri Bajrami dhe ambasadori Strashevski u pajtuan që të thellohet edhe më tutje ky bashkëpunim.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.