MASHT

Ministri Bajrami priti Prof. Dr. Jahja Kokaj

26 Shkurt, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti në takim Prof. Dr. Jahja Kokaj, profesor i fizikës në Universitetin e Kuvajtit, me të cilin bisedoi për çështje të arsimit në Kosovë, me theks të veçantë zhvillimin e sektorit të hulumtimeve shkencore në Kosovë.

Ministri Bajrami e informoi z. Kokaj me zhvillimet aktuale në fushën e arsimit në Kosovë dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe përfitimit të rinjve nga përvoja dhe ekspertiza shumëvjeçare hulumtuese shkencore e Prof. Dr. Kokaj dhe intelektualëve të tjerë nga Kosova, të cilët jetojnë e veprojnë në shtete të ndryshme.

Ministri Bajrami falënderoi z. Kokaj për gatishmërinë e tij e të dhjetëra hulumtuesve tjerë shkencorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, për të dhënë kontributin në fusha të ndryshme shkencore.

Prof .Dr. Jahja Kokaj, është ndër shkencëtarët më eminent në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, i cili aktualisht jeton në Kuvajt dhe punon si profesor në Departamentin e Fizikës të Universitetit të Kuvajtit.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.