MASHT

Ministri Buja mori pjesë në punëtorinë për Rishikimin e Përbashkët Vjetor

28 Mars, 2012

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka organizuar punëtori për Rishikimin e Përbashkët Vjetor (RPV) të zhvillimeve në Sektorin e Arsimit në Kosovë. Qëllimi i kësaj punëtorie, përkatësisht RPV është që të analizohet progresi, kufizimet dhe sfidat në Sektorin e Arsimit në vitin 2011, si dhe të diskutohen prioritetet për periudhën vijuese trevjeçare.

Ky proces po udhëhiqet nga MASHT, në bashkëpunim të ngushtë me departamente tjera qeveritare, institucionet mbështetëse, partnerët zhvillimor, shoqërinë civile dhe aktorët tjerë kyç.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja , fillimisht ka falënderuar të gjithë donatorët për mbështetjen e vazhdueshme të proceseve arsimore dhe shtoi se ” Plani Strategjik Zhvillimor 2011-2916 është baza e gjithë asaj që bëjmë ç`do vjet dhe se kjo nuk mund të bëhet pa kontributin tuaj , pa ndihmesën e partnerëve tanë dhe mekanizmave mbështetës të Arsimit. Ky rishikim do të ndodhë edhe viteve të ardhshme dhe është i një rëndësie të veçantë edhe për të ardhmen e Arsimit në Kosovë”, tha ministri Buja.

Ndërkaq, z Mevlin Asin nga zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë tha se “është evidente se janë arritur rezultate te lakmueshme në sektorin e Arsimit , por në rrugëtimin e mëtutjeshëm ende do të ketë sfida në realizimin e Planit Strategjik të Arsimit . Ky rishikim që po bëhet, si dhe indikacionet dhe rekomandimet që do dalin do të përfshihen në raportin, i cili do të prezantohet në zyrat e BE-së në Bruksel” tha z Asin. 

Fjalë hyrëse mbajti edhe znj. Maria Melbing, drejtoreshë për zhvillim dhe bashkëpunim në ambasadën e Suedisë në Kosovë e cila ndër të tjera tha se ” “investimi në fushën e Arsimit është gjëja më e rëndësishme për një vend, njerëzit janë ata që shtyjnë proceset zhvillimore të shoqërisë , andaj gjithë këta donator jo rastësisht janë këtu pranë jush që ti tejkaloni sfidat, të nxisni progresin, të ofroni arsim cilësorë dhe gjithëpërfshirës”. Znj Melbing , ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit për rishikimin që po e bënë së bashku me institucionet tjera të vendit dhe akterët kyç të proceseve arsimore .

Ndryshe , nga ky proces pritet që të ofrohen mundësi për nxjerrjen e përfundimeve të përbashkëta për zhvillimet në vitin 2011 dhe të përcaktohen modalitetet e bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm, me fokus në periudhën 2012-2014.

Ky rishikim i përbashkët, njëherësh reflekton edhe ndërtimin e një partneriteti të mirëfilltë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe palëve të tjera që ndihmojnë zhvillimin e sektorit të Arsimit, si dhe paraqet një hap përpara në procesin e integrimit të vendit në rrjedhat evropiane.

Në këtë punëtori po marrin pjesë të gjitha agjencitë donatore që ndihmojnë Arsimin në Kosovë, përfaqësues të institucioneve qendrore të vendit, zyrtarë të lartë të MAShT-it, Universiteti i Prishtinës, DKA-të, përfaqësues të SBAShK-ut, OJQ-të që përkrahin Arsimin e minoriteteve dhe grupeve të pa favorizuara ,shoqëria civile dhe mediet. 

Këtë vit procesi i rishikimit / i pari i këtij lloji / zhvillohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë së Suedisë .

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.