MASHT

MASHT – Njoftim me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17

4 Shtator, 2016

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17 njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë, ora e parë e mësimit ti kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë!

Shenjtërimi i Nënës Terezë, në shenjë mirënjohjeje  të veprës  dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror ë e human  gjatë gjithë  jetës  në ndihmë më të varfërve në gjithë globin  u bë ditën e sotme 4 shtator 2016  në  Selinë e Vatikanit  nga ana e Shkëlqesisë së tij  Papa Franqeskut!

Ministria e Arsimit,  uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor  2016 -2017,  njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollorë.

MASHT, në vazhdimësi  mbetet e përkushtuar që të  ofroi mundësi dhe kushte të mira për një arsim cilësorë  dhe uron që të gjithë  përgjegjësit arsimor, mësimdhënësit dhe nxënësit të angazhohen në realizmin  suksesshëm të misionit  të përhershëm për  ngritjen e cilësisë  në arsim.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.