MASHT

U përurua objekti i shkollës së mesme “Faik Konica” në Ferizaj

5 Shtator, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z Arsim Bajrami, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017 ka përuruar shkollën e mesme ekonomike ” Faik Konica ” në Ferizaj, e cila ka mbi 1.600 nxënës.

Me këtë rast, ministri Bajrami theksoi rëndësinë e ndërtimit t shkollave të reja, ndërsa tha se nuk ka mundësi më të mirë që kur fillohet një vit i ri shkollor të përurojmë një shkollë moderne për nxënësit tanë, një shkollë që është ndër më të mirat në Republikën e Kosovës. 

“Jemi të gjithë krenarë që sot po hapim dyert e kësaj shkolle, që të krijojmë ambiente moderne, hapësira të mira për një arsim modern, që të krijojmë hapësira të mira shkollore, të cilat do të na mundësojnë  që të ndërtojmë një sistem arsimor cilësor”, tha ministri Bajrami. 

Ministri theksoi se kjo shkollë e mesme ekonomike, ka mundësi që të ndërtojë kapacitete të mëdha, të shkollojë fëmijë në frymën e nevojave të tregut të punës, ndërsa uroi që këta nxënës nxënës nesër te sigurojnë punë dhe të janë bartës të zhvillimit ekonomik të vendit. 

“Jemi të vendosur si Qeveri që popullit të Kosovës t’i sigurojmë një sistem cilësor të arsimit. Kemi rini të shëndoshë dhe intelegjente, e cila meriton shkollim cilësor, andaj jemi të gjithë në mbështetje të shkollimit modern”, tha Ministri.



Ministri Bajrami falënderoi mësimdhënësit per angazhimin e tyre të përhershëm në edukimin e brezave të rinjë, ndërsa uroi që nxënësit të tregojnë suksese të larta në këtë vit shkollor.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa, zëvendësministra e deputetë të zonës. 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.