MASHT

Është prezantuar “Korniza Kombëtare e Kualifikimeve” për arsimin e lartë

22 Nëntor, 2011

Dokumenti i “Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve” për arsimin e lartë, projekt i financuar nga Komisioni Evropian dhe i përkrahur nga Këshilli i Evropës dhe VUS Kosova, ka qenë temë e debatit, i cili u zhvillua sot me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat. Para tyre u prezantua ky dokument, ndërsa diskutimet u përqëndruan kryesisht rreth niveleve 5, 6, 7 dhe 8.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, Ragip Gjoshi, fillimisht ka prezantuar punën e frytshme të Agjencionit Kombëtar të Kualifikimeve rreth përgatitjes së dokumentit.

Gjoshi ka vlerësuar se ky dokument është bazuar në nevojat e tregut, ndërkaq ka shprehur bindjen e tij se aprovimi i dokumenteve të shumta në Kuvendin e Kosovës, të cilat rregullojnë fushën e arsimit krijon mundësinë e prodhimit të kuadrove të reja konform standardeve të BE-së.

Ndërsa, drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, Teuta Danuza paraqiti “Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve” dhe po ashtu kornizën ligjore, mbi të cilën bazohet ky dokument.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.