Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe Xhavit Dakaj, sekretar i përgjithshëm, zhvilluan një takim informues me përfaqësues të Kolegjiumit të Drejtorëve Komunal të Arsimit me ç’rast u informuan për kërkesat e dhe rekomandimet e parashtruara nga takimi i fundit i këtij asociacioni.
Ministri Buja tha se MASHT, do të shikojë një nga një të gjitha kërkesat dhe rekomandimet dhe se këto do të merren parsëyshë për aq sa janë në përputhshmëri të plotë me aktet ligjore në fuqi. “Sigurisht që të angazhohemi që këto Udhëzime Administrative të përpilohen në të ardhmen dhe vështirësitë e parashtruara të eliminohen ashtu siç duhet duke pasë gjithnjë për synim rritjen e cilësis në arsim ” theksoi ministri Buja .
Azem Guri, kruesues i Kolegjiumit për Arsim, ndër tjera përmendi nevojën e hartimit të dispozitave (Udhëzimeve Administrative-UA) të cilat do të mundësonin ruajtjen e vendit të punës drejtorit të shkollës. Kjo për arsye se “të njëjtit po ngelin pa punë me të skaduar mandati dhe se ky defekt njëheresh po bënë që për zgjedhjen e drejtorëve të mos kemi konkurrencë të fortë” tha Guri . Ai gjithashtu theksoi nevojën e qe të rregullohet më UA edhe çështja e vazhdimit të kontratave të punës, që shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të emërtohen “Shkolla nëntë vjeqare ” apo pesë vjeçare ( nëse është e ndarë ) për shkak të titullit të gjatë.
Kolegjiumi për arsim gjithashtu rekomandon që me UA të bëhet harmonizimi i kontratav të punës, verifikimi i aftësive psikofizike të mësimdhënësve me sëmundje kronike, te ketë UA që lejon përseritjen e klasës edhe të nxënësve deri në klasën VI -të si dhe një sërë qështjesh që ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve arsimore dhe cilësinë në arsim.
Last modified: 29 Gusht, 2022