Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim pëfaqësuesit e Këshillit Organizativ për shënimin e 25 vjetorit të pajtimit të gjaqeve, vikarin gjeneral të Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, hoxhën Mulla Xhevat Kryeziu dhe dy anëtarët tjerë z. Riza Krasniqi dhe z.Marjan Dema.
Vikari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, i cili foli në emër të Këshillit Organizativ, kërkoi nga Ministria e Arsimit që të ndihmojë në ngritjen e shtatores së profesorit të ndjerë Anton Çetta.
Me këtë rast, Ministri Bajrami theksoi rëndësinë që a pasur në atë kohë pajtimi i gjaqeve dhe figura e intelektualit Anton Çetta.
Ministri Bajrami, po ashtu shprehu gatishmërinë e tij, që në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, të ndihmojnë në realizmin e këtij projekti, i cili simbolizon një kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës.
Last modified: 29 Gusht, 2022