Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, z.Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në hapjen e Universiadës Mbarëkombëtare “Prishtina 2011”.
Ministri Buja me këtë rast ka potencuar se të marrësh pjesë në garë është ndjenjë shumë e fuqishme dhe sfiduese për arsye se gara kërkon që të jesh i ri, studentë edhe sportist.
Ministri Buja studentëve të të gjitha trojeve shqiptare u ka uruar që të jenë me trup dhe mendje të shëndoshë për të arritur kulmin e suksesiti, si dhe shqiptarët gjithmonë të jenë bashkë dhe të fuqishëm.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova, vlerësoi se ky aktivitet është i pari i këtij lloji, i cili organizohet në rajonin e Ballkanit.
Qëllimi i organizmit të Olimpiadës Mbarëkombëtare “Prishtina 2011” është që përmes aktiviteteve sportive të përafrohemi dhe të krijojmë ura bashkëpumimi me studentët nga të gjitha trojet shqiptare.
Last modified: 29 Gusht, 2022