MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në Forumin “Ekosistemi i Ndërmarrësisë”

14 Nëntor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në Forumin “Ekosistemi i Ndërmarrësisë”, në kuadër të shënimit të Javës së Ndërmarrësisë, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Qendra e Kosovës për Inovacion.

Ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami, me këtë rast tha se, futja e frymës së ndërmarrësisë në sistemin e edukimit është një frymë e cila i duhet ekonomisë së Kosovës. 

Ministri Bajrami vlerësoi se, duhet të bëhet një tranzicion i sistemit të edukimit, në mënyrë që t’i përshtatet kohës moderne dhe revolucionit të teknologjisë. “Investimi në arsimin e larte është një industri në vete”, u shpreh ministri Bajrami, ndërkaq ritheksoi se, Ministria e Arsimit është e angazhuar në drejtim të tri shtyllave kryesore të zhvillimit të sistemit të edukimit dhe frymës së ndërmarrësisë në Kosovë, të cilat përfshijnë orientimin e nxënësve në drejtimet profesionale, në mënyrë që ata të mund të jenë ndërmarrës që në moshë të hershme, ofrimi i kurrikulave të cilat ofrojnë kompetenca dhe shkathtësi dhe krijimi i një edukimi të avancuar dhe praktik për të rinjtë tanë.

Last modified: 29 Gusht, 2022