MASHT

Ministri Bajrami vizitoi kandidatët për regjistrim në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Juridik

20 Korrik, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami i shoqëruar nga rektori i Universitetit të Prishtinës z. Ramadan Zejnullahu, ka vizituar kandidatët për regjistrim në Fakultetin e Edukimit  dhe në Fakultetin Juridik , të cilët sot i nënshtrohen testit pranues. 

Me këtë rast ministri Bajrami, ka uruar studentët  e ardhshëm që të kenë sukses në përmbushjen e dëshirës së tyre për të qenë studentë të rregullt në Universitetin e Prishtinës, dhe mbarimin me sukses të studimeve.

“Fakulteti i Edukimit, falë reformave që ka bërë Universiteti i Prishtinës është ndër Fakultetet më të kërkuara në tregun e punës, sepse profesioni i mësuesit është profesion shumë i kërkuar ne tregun e punës dhe se nuk ka profesion më të mirë se të punosh në edukimin e fëmijëve”, tha  ministri Bajrami. 

Duke folur për rëndësinë e testit të pranimit  dhe mbarëvajtjen e tij, ministri Bajrami tha se,  po ndërtojmë një sistem të vlerave, sistem ku pranimi  do të bëhet në bazë të rezultateve përkatësisht  meritave.

 “Jam  sigurt që ky test po administrohet në mënyrë profesionale dhe se në tërë Universitetin e Prishtinës, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme  që testi pranues të jetë rutinor dhe të mos ketë parregullsi, prandaj  ju uroi sukses, që të realizoni dëshirat tuaja” tha në fund  ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, gjithashtu ka vizituar edhe kandidatët për regjistrim në  Fakultetin Juridik,  ku gjithashtu kanë aplikuar një numër i madh i të rinjve, me ç’rast i uroi që të kenë sukses  në  regjistrim dhe  mbarimin më sukses të studimeve.

Studentët  i  ka uruar për sukses edhe rektori Zejnullahu, i cili gjithashtu shprehu bindjen se procesi i testimit do të shkojë mbarë.

Last modified: 29 Gusht, 2022