MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në ceremoninë e nderimit të ambasadores Mania Felicke Dierck me titullin “Doctor Honoris Causa“ nga Universiteti “Haxhi Zeka”

13 Janar, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në ceremoninë e nderimit me titull “Doctor Honoris Causa“ të ambasadores Mania Felicke Dierck nga Gjermania, nga ana e Universitetit “Haxhi Zeka “ në Pejë, të cilin ia dorëzoi rektori Fadil Millaku.

Me këtë rast, ministri Bajrami ndër tjera tha se, është nderë i madh për Universitetin “Haxhi Zeka “ që në radhët e veta të ketë anëtar nderi një zonjë të nderuar, një ambasadore, zë i Kosovës, një personalitet që po kontribuon shumë në krijimin e raporteve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, që vendi ynë të ketë mbështetjen gjermane në procesin e integrimit dhe të demokratizimit.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Bajrami, gjithashtu ka falënderuar përgëzuar Universitetin “Haxhi Zeka” për këtë organizim të shkëlqyeshëm ceremonial, ndërsa tha se Ministria e Arsimit do ta mbështesë këtë institucion në procesin e ngritjes së cilësisë, në procesin e përshtatjes së nevojave të tregut të punës, sepse ky Universitet është një institucion i mundësive të mëdha për zhvillimin ekonomik të Pejës, rajonit dhe më gjerë.

Ambasadorja Dierck është mike e madhe e shqiptarëve, e cila në cilësinë e kryetares së Klubit të Ambasadorëve në Berlin ka dhënë kontribut të çmuar lobues për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe afirmim në mekanizmat ndërkombëtarë.



Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, z. Xhavit Haliti, deputetë të zonës, rektorët e universiteteve tjera publike në Kosovë, si dhe kryetarët e komunave Pejë dhe Deçan.

Last modified: 26 Gusht, 2022