MASHT

Ministri Buja mori pjesë në promovimin e projektit nga programi Erazmus Mundus – te cilin do ta implementojë UBT

3 Mars, 2011

Ky projekt të cilin e financon Komisioni Evropian, ka për qëllim rritjen e mobilitetit për studentët, ngritjen e kapaciteteve shkencore, publikime dhe projekte të ndryshme shkencore, ngritjen e infrastrukturës sidomos në fushën e teknologjisë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja , në fjalën hyrëse ndër tjera tha se e gëzon fakti se me këtë rast është fituar një projekt nga një institucion i lartë arsimor, në saje të cilësisë dhe të sukseseve . Kjo koincidon me një angazhim edhe personal edhe institucional që në këtë mandat tashmë jemi fokusuar, jo më tek infrastruktura teknike e objekteve shkollore sepse është bërë kogja shumë . Po promovojmë këtë projekt i cili është pikërisht në bazat e tendencës për ngritjen e cilësisë

UBT- ja, ka bërë mjaft në këtë drejtim dhe e përgëzoi për këtë .
MASHT do te mbështesë përherë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe projekt qe ndikojnë në rritjen e mobilitetit të studentëve .
Do të jem shumë i interesuar që institucionet tona , pa i veçuar ato të instalojnë një gjë që është shumë logjike, Garën e Dijes gjë që do të rezultojë me rritjen e cilësisë dhe që na jep mundësinë të shohim se cili është niveli i këtyre institucioneve pastaj.
Uroj, gjithë sukseset dhe të mirat e mundshme, sepse kjo e mirë e juaja si institucion i dijes, do ta bëjë Kosovën më të dijshme dhe se me njerëz të dijes nuk kemi pse të frikësohemi për ti hapur të gjitha portat e mundshme, tha në fund ministri i Arsimit Ramë Buja .

Nga ky projekt në 4 vitet e ardhshme, do të ofrohen bursa studimi për studentët dhe stafin e akademikëve jo vetëm të UBT-së, por edhe të institucioneve tjera arsimore .
Në këtë prezantim mori pjesë edhe Kimete Canaj koordinatore e programit Tempus .

Last modified: 26 Gusht, 2022