MASHT

Ministri Bajrami po qëndron për vizitë zyrtare në Ajova të ShBA-së

4 Prill, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Marjan Dema, këto ditë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në ShBA.

Gjatë kësaj vizite, ministri Bajrami, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Ajovas, z. Paul D. Tate,  me të cilin kanë biseduar për  mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve shtetërore ndërmjet shtetit të Ajovas dhe Republikës së Kosovës.

Pas takimit me sekretarin Tate, ministri Bajrami së bashku me anëtarët e delegacionit nga Kosova ka vizituar Kongresin e Shtetit të Ajovas, ku janë pritur ngrohtësisht nga lidershipi i të dy dhomave të organit legjislativ.

Ministri Bajrami dhe rektori Dema, gjithashtu kanë zhvilluar një takim edhe me drejtorin e Departamentit të Edukimit, z. Ryan Wise me ç’rast është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit.

Gjatë vizitës në Ajova, ministri Bajrami do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me disa nga institucionet prestigjioze të arsimit të lartë të këtij shteti.

Last modified: 26 Gusht, 2022