MASHT

U mbajt takimi konstituiv i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

25 Korrik, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në mbledhjen konstituive të Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve me përbërje të re.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në mbledhjen konstituive të Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve me përbërje të re.

Gjatë këtij takimi, Ministri ka falënderuar ish anëtarët e Këshillit dhe kryetarin e deritanishëm z. Selim Mehmeti, për punën e bërë gjatë kësaj periudhe, njëherit shprehu bindjen se edhe përbërja e re e Këshillit, gjithashtu do të vazhdojë punën me përkushtim në përmbushjen e kësaj detyre të rëndësishme për sistemin e arsimit në Kosovë, pra licencimin e mësimdhënësve.

Ministri Bajrami uroi që ky proces të krijojë standarde që motivojnë mësimdhënësit për punë më të suksesshme ,për një sistem arsimor të edukimit të bazuar krejtësisht në përformancën dhe ndërtimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve me kompetencë profesionale  

“I tërë ky proces do të rezultojë me përmirësimin e pozitës materiale të mësimdhënësve dhe  urojmë që Ligji për pagat, i cili do të diskutohet në institucionet e ardhshme , nw Palament dhe Qeveri, të pranojë konceptin tonë që të sigurojmë pagesa stimuluese për mësimdhënësit, varësisht nga performanca dhe performanca e tyre të rezultojë me politikat e licencimit”, tha ministri Bajrami.

Ministri theksoi se Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve është një nga mekanizmat më të rëndësishëm të MAShT, sepse do të ndërtojë politika të qëndrueshme të licencimit të mësimdhënësve, procese këto që nuk do të jenë vetëm formale.

Ndërsa, ministri Bajrami falënderoi të gjithë akterët dhe mekanizmat që e kanë mbështetur këtë proces.

Përbërja e re e Këshillit për Licencimin e Mësimdhënësve, e cila do të ketë mandatin tre vjeçar, gjatë këtij takimi ka zgjedhur për kryetar z Alush Istogu, u.d.Sekretar i Përgjithshëm i MAShT-it.

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065

Last modified: 25 Gusht, 2022