Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, mori pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të XIII mbarëkombëtar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, i cili po mbahet në organizim të ministrive të Arsimit Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë , nga data 1-4 gusht 2017 në Gjakovë .
Me këtë rast , ministri Bajrami , fillimisht ka falënderuar mësimdhënësit e pranishëm dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në procesin e mësimdhënies në dasporë, për të cilët tha se me punën e tyre po japin një kontribut me vlerë të jashtëzakonshme për mësimin e gjuhës shqipe, kultivimin dhe ruajtjen e kulturës sonë kombëtare .
“Ky seminar që ka tubuar mësimdhënës nga të gjitha viset shqiptare jetojnë në vende të ndryshme të botës, padyshim se është një ngjarje e rëndësishme edukativo kulturore e nivelit kombëtarë dhe se ne u jemi mirënjohës për kontributin tuaj të dëshmuar ndër vite ” tha ministri Bajrami.
Në vazhdim, ministri Bajrami theksoi nevojën e mbështetjes së mërgatës sonë , të mbështetjes në rrugë institucionale , të dëgjojmë zërin tuaj, që puna juaj të jetë institucionale e mbështetur dhe financuar nga shtetet tona, që mësimi që marrin nxënësit tanë të jetë një mësim zyrtarë i certifikuar dhe njohur nga dy shtetet tona përmes certifikatave dhe të jetë sa më shumë i integruar .
Ministri Bajrami poashtu theksoi se kjo ngjarje është edhe një mundësi e mirë që të shkëmbeni përvojat dhe në fund të nxjerrni konkluzionet në bazë të të cilave edhe do të shqyrtojmë mundësit e mbështetjes sonë për të zhvilluar kapacitetet që të kemi një mësim cilësor.
Të pranishmit më një fjalë rasti i përshëndetën edhe ministrja e Arsimit ë Shqipërisë znj .Mirela Karabina dhe ministri i Ministrisë për Diasporë z. Valon Murati.
Ndryshe , sivjet po marrin pjesë rreth 120 mësimdhënës të angazhuar në shumicën e vendeve evropiane, aty ku në fakt edhe jetojnë . Seminari do të trajtojë tema të ndryshme me interes ndërsa mësimdhënësit do të kenë mundësinë që të këmbejnë përvojat më të mira në mësimdhënie .
Me respekt,
Divizioni për Komunikim Publik
Tel: 038/ 213 065
Last modified: 25 Gusht, 2022