MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit Ndërkombëtar , për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën shqiptare

14 Gusht, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të 36 Ndërkombëtar, për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën shqiptare.

Me këtë rast  ministri Bajrami u shprehë se ky Seminar tashmë është shëndrruar në një institucion të veçantë në Republikën e Kosovës, i cili ka kaluar nëpër  faza të rëndësishme të zhvillimit të Kosovës  duke dhënë kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare .

“Padyshim që ky seminar do të kontribuojë në internacionalizimin e studimeve albanologe, është edhe  një mundësie të madhe e mbështetjes shtetërore për hapjen e studimeve të albanologjisë në të gjitha shtetet dhe universitetet prestigjioze gjë që është  edhe një obligim kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë , për të mbështetur studimet  e albanologjisë , si një  fushë shumë e rëndësishme me interes të veçantë kombëtar “,  tha ministri Bajrami..

Në fund , ministri Bajrami  në veçanti  ka përshëndetur seminaristët e ardhur nga vende të ndryshme të botës,  për të cilët tha se është një nder që po i behet Kosovës në vazhdimësi dhe se kjo  është një mundësi e mirë për të njohur rritën e Republikës së Kosovës . Ndërsa theksoi se  “Kosova është vend i të rinjve i orientuar tërësisht kah Bashkimi Evropian ,vlerat perëndimore,  që po kalon  një tranzicion kritik , por  një vend ku shkenca dhe hulumtimi duhet të jetë një rrugë drejt përparimit shoqëror” .

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,  Akademik Hivzi Islami  i cili gjithashtu foli për  zhvillimin dhe ecejaket e seminarit në kohë, si një ngjarje e rëndësisë së lartë për gjuhën letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare .

Ndryshe në këtë seminar , punonjës shkencor, studiues të gjuhës dhe letërsisë , do të prezantojnë kumtesa me tematika të ndryshme në Sesionin e Gjuhësisë , Sesionin e Kulturologjisë dhe Sesionin e Letërsisë .

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065

Last modified: 25 Gusht, 2022