Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim ambasadorin i ri të Gjermanisë në kosovë z. Christian Heldt, me të cilin bisedoi për çështje të arsimit në Kosovë dhe mbështetjen e deritanishme që Gjermania i ka dhënë vendit tonë, në aspektin financiar dhe atë konsultativ, njëherësh u fol edhe për mundësitë dhe modelet e bashkëpunimit të mëtejmë.
Ministri Bytyqi e ka uruar ambasadorin e ri gjerman për detyrën e re në Kosovë, me ç’rast theksoi se, Kosova ende ka nevojë për mbështetje të partnerëve të fuqishëm ndërkombëtar siç është Gjermania me qëllim të përmbushjes së prioriteteve, të cilat qeveria i ka vendosur në mandatin e ri, duke pasur gjithnjë parasysh ngritjen e cilësisë. Në këtë kontekst ministri Bytyqi ka vlerësuar lartë kontributin e deritashëm të GIZ-it në zhvillimi e arsimit në Kosovë.
Ministri Bytyqi gjithashtu ka theksuar se tashmë e kemi bërë një vështrim i gjendjes momentale në arsim dhe jemi të angazhuar që të shikojmë se çfarë modelesh mund të aplikohen për përmirësimin e gjendjes.
Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se, ndër prioritetet kryesore e kemi vënë arsimin dhe aftësimin profesional, me ç’rast theksoi e do të shikohet mundësia e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, për të kuptuar se për cilat kuadro profesionale ka më shumë nevojë tregu i punës në Kosovë.
Ambasadori Heldt dhe Ministri Bytyqi ,diskutuan edhe për karakterin shembullor të Gjimnazit Loyola në Prizren dhe kontributin e këtij gjimnazi në arsimin parauniversitar dhe atij profesional në Kosova.
Ndërsa Ambasadori Christian Heldt, theksoi se, Qeveria e Gjermanisë është e gatshme të dot vazhdoj mbështetjen e arsimit në Kosovë, në të gjitha projektet arsimore dhe shtoi se një arsim cilësor ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik çfarë i nevojitet Kosovës.
Last modified: 25 Gusht, 2022