Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sqaron opinionin publik se me vendim të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, janë emëruar gjashtë anëtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Gjithashtu, me vendim të Ministrit është emëruar kryetari dhe nënkryetari i përkohshëm i kësaj Agjencie, dhe kjo është bërë pasi që Ministri nuk dëshiron të implikohet në udhëheqjen e mbledhjes konstituive të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ku do të zgjedhen organet drejtuese të kësaj Agjencie.
Last modified: 25 Gusht, 2022