MASHT

U mbajt konferenca lidhur me përfshirjen në arsim të nxënësve të kthyer nga migrimi

16 Nëntor, 2017

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ GmbH kanë organizuar konferencë në të cilën është bërë prezantimi publik i përfshirjes në arsim të nxënësve të kthyer nga migrimi dhe i nxënësve të komunitereve romë, ashkali dhe egjiptianë.

Kjo konferencë kishte për qëllim mbështetjen e dialogut publik lidhur me çështjen e përfshirjes në arsim të të kthyerve nga mërgimi dhe pakicave etnike në sistemin arsimor.

Në emër të ministrit Bytyqi me një fjalim rasti, të pranishmit i ka përshëndetur  këshilltari, Valmir Gashi, i cili ndër të tjera tha se, gjithëpërfshirja është njëra ndër shtyllat e arsimit cilësor për të gjithë fëmijët në Kosovë.

Gashi po ashtu tha se, pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja është objektivi i parë i Planit Strategjik të Zhvillimit të Arsimit 2017/ 2021 dhe njëherit është një nga themelet e krijimit të një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë.

Në këtë kontekst, MAShT ka paraparë rezultate konkrete për rritjen e gjithëpërfshirjes së fëmijëve nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas, si dhe për përfshirjen e fëmijëve të riatdhesuar në sistemin arsimor.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe drejtorit i GIZ për Kosovë dhe Maqedoni, James Macbeth Forbes. Në këtë konferencë po ashtu u prezantuan shembuj dhe praktikat më të mira nga vendit e rajonit sa i përket riintegrimit të nxënësve në vendin e origjinës.

Last modified: 25 Gusht, 2022