MASHT

Ministri Bytyqi mori pjesë në Konferencën shkencore “Rishikimi Ekonomik i Ballkanit”

16 Nëntor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në Konferencën shkencore “Rishikimi Ekonomik i Ballkanit”, e organizuar nga Fakulteti Ekonomik, me moton, shoqëria e mbështetur në dije si strategji për zhvillim të shpejtë ekonomik.

Përmes kësaj Konference, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të Universitetit të Nic- ës (Francë), Universitetit të Linc- it (Austri) dhe Kieti- Peskara (Itali), synohet promovimi i ideve dhe projekteve të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Bytyqi, me këtë rast tha se, emërtimi i kësaj Konference është në përputhje të plotë me përkushtimin e MAShT-it, për ta bërë dijen prioritet të qeverisjes dhe bazë për zhvillimin  e përshpejtuar ekonomik të vendit.

“Zhvillimi i përshpejtuar ekonomik nuk mund të promovohet pa u bazuar në avancimin e dijes, në aspektin shkencor, ashtu edhe në aspektin teknologjik dhe në njohuritë përcjellëse industriale”, tha Ministri.

Ministri Bytyqi theksoi se, po ashtu tha se, organizmi i kësaj Konference është shembull pozitiv i angazhimit të Kosovës ndaj bashkëpunimit ndërkombëtarë, përmes praktikave të njohjes ekonomike dhe edukative.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi foli edhe për angazhimet e Ministrisë së Arsimit sa i përket përmbushjes së nevojave aktuale të tregut të punës, si një obligim i vazhdueshëm i institucioneve të arsimit.

Gjatë kësaj Konference, studentët e Fakultetit Ekonomik, shkencëtarë dhe hulumtues të tjerë do të prezantojnë kumtesa me tema të ndryshme, të cilat në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë do të publikohen në revistat shkencore të universiteteve të përmendura. Të pranishëm ishin edhe ministri për Inovacion, Besim Beqaj, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, përfaqësues të Komisionit Evropian etj. 

Last modified: 25 Gusht, 2022