Të nderuar mësimdhënës, Të dashur nxënës, Me rastin e përfundimit të gjysëmvjetorit të parë, dëshiroj të ju falënderoj për punën që keni bërë së bashku, për arritjen e rezultateve sa më të mira në mësime dhe për përkushtimin tuaj për të ngritur performancën në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Kjo është ajo që po synojmë të gjithë, pra një shkollë cilësore, një arsim cilësor, me të cilin do të mund të jemi konkurrues me vendet e zhvilluara jo vetëm në arsim, por në të gjitha fushat tjera të jetës.
Jam i bindur se, gjatë gjysmëvjetorit të dytë do të punoni edhe më shumë që fundi i vitit shkollor të na japë një rezultat për t’u krenuar.
Me këtë rast, mësimdhënës dhe nxënës të dashur, ua uroj edhe Vitin e Ri, juve dhe familjeve tuaja, me dëshirën që të keni shëndet e suksese gjatë vitit 2018.
Urime!
Suksese!
Me respekt,
Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 25 Gusht, 2022