MASHT

Zv/ministri Sahiti takoi profesorët të cilët do të udhëtojnë për vizitë studimore në ShBA

9 Janar, 2018

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti dhe rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema , zhvilluan një takim me dekanin e Fakultetit të Edukimit Ethem Çeku dhe grupin e profesorëve të UP-së, të cilët do të qëndrojnë për vizitë studimore në Universitetin Indiana, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zv/ministri Sahiti me këtë rast, u ka uruar profesorëve qëndrim të mirë në Amerikë dhe ka kërkuar që ata të sjellin përvoja sa më të mira dhe ti aplikojnë ato për nevojat e arsimit dhe edukimit në Kosovë.

Ai tha se kjo është një mundësi e mirë që në kuadër të bashkëpunimit reciprok të të dy vendeve, ne si shtet të përfitojmë nga përvojat më të mira të universiteteve prestigjioze amerikane.
Ndër të tjera, zv/ministri Sahiti foli edhe për rëndësinë e kësaj vizite studimore, jo vetëm për UP, por edhe për institucionet tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Vizita studimore ka për qëllim bartjen e përvojave të mira në fushën e arsimit dhe edukimit, në njërin ndër universitetet më të mira në ShBA. Kjo vizitë realizohet në kuadër të projekt i USAID- Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships (TLP ) – Programi Transformim i Lidershipit , në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Grupi i profesorëve të cilët do të jenë pjesë e këtij ekipi janë: Zeqir Veselaj, Naser Zabeli, Adhurim Rasimi, Ardita Devolli, Xhavit Beqiri dhe Teuta Danuza, ndërsa fushat në të cilat do të studiohet janë fusha e mjedisit, edukimit, logopedisë, arteve etj.

Last modified: 25 Gusht, 2022