MASHT

Komisioni për PISA2018 shpalos planin e veprimit për muajt mars – prill

20 Shkurt, 2018

Komisioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) , për organizimin e testit ndërkombëtarë PISA 2018, ne mbledhjen e radhës ka shqyrtuar raportin e punës së deritashme rreth takimeve që ka zhvilluar në të gjitha rajonet e Kosovës me përfaqësues të DKA-ve dhe drejtorët e shkollave, të cilat kishin për qëllim informimi për rëndësinë e testit të PISA-s,mbarëvajtjen dhe përgaditjet që duhet të bëhen.

Me këtë rast u vlerësua lartë interesimi i pjesëmarrësve në këto takime për t`marrë informacionet e duhura  dhe u theksua gatishmëria për një organizim të suksesshëm të testit.

Në këtë takim gjithashtu u prezantua edhe plani i veprimit dhe aktiviteteve që do të ndodhin gjatë periudhës mars-prill , sipas të cilit , veç tjerash planifikohet që të gjitha shkollat të cilat do të jenë pjesëmarrës në testin PISA 2018 , të mbajnë testin provues.

Ndërsa u tha se gjatë muajit mars do të organizohen trajnime për koordinatorët e   PISA-s sipas rajoneve,si dhe trajnimi i 70 administratorëve të përzgjedhur. Por u fol edhe për përgaditjen e materialeve për testin provues dhe çështje tjera teknike organizative .

Last modified: 24 Gusht, 2022