MASHT

Komisioni Parlamentar për Arsim miratoi për procedim në Kuvend listën e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

13 Prill, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në të cilën u shqyrtua vendimi për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (AKA), me ç’ rast ky Komision pas një diskutimi të hapur, me një votë kundër u votua lista e propozuar nga ministri Bytyqi.

Me këtë rast, ministri Bytyqi fillimisht ka falënderuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për mbështetje në këtë proces ndërsa theksoi se në përbërje të kësaj liste  janë kandidatët të cilët në një konkurrencë prej 35 të interesuarish, u përzgjodhën nga Komisioni përkatës në përbërje të të cilit ishin përfaqësues të institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.

Ministri Bytyqi gjithashtu sqaroi se, Komisioni përkatës e ka përcjellë listën e ngushtë prej 16 kandidatëve, nga 4 për secilën fushë si konkurrent, ndërsa si kriter bazë ishte fusha përkatëse apo  aspekti profesional dhe aspekti gjinor, nga e cila kam përzgjedhur 6 anëtarë vendor . Ndërsa sa i përket përzgjedhjes se  anëtarëve  ndërkombëtar, ministri Bytyqi sqaroi se sipas Udhëzim Administrativ,  parashihet që përzgjedhja  e tyre bëhet në bashkëpunim ne institucionet ndërkombëtare .

Duke sqaruar për procedurat të cilat MAShT ka ndjekur në përzgjedhjen e kandidatëve, ministri Bytyqi tha se fillimisht është hartuar Udhëzimi Administrativ ku janë përcaktuar edhe kriteret, ndërsa për herë të parë është bërë edhe thirrja publike ku kanë pasur mundësi të kandidojnë të interesuarit. “Kjo na bënë të ndjehemi mirë sa i përket procedurave zgjedhore, pa pretenduar se këta janë kandidatët më të mirë, por kjo është lista e cila pres të miratohet “ tha  ministri Bytyqi.

Në fund, ministri Bytyqi shprehu besimin e tij se ky Këshill është i përbërë nga profesionist me  kredibilitet dhe do të veprojë në mënyrë më të pavarur se asnjëherë më parë, njëkohësisht theksoi nevojën e miratimit sa më shpejtë në Kuvend.

Last modified: 24 Gusht, 2022