Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyri, me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë, vizitoi Shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë. Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar rreth 27 mijë nxënës në të gjithë Kosovën, të cilët kanë filluar testimin në orën 10:00.
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka përgëzuar Divizionin për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit për përgatitjet e duhura që nxënësit t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, i cili ndër të tjera ka për qëllim verifikimin e gjendjes në arsim.
“Qëllimi i matjes së arritshmërisë nuk ka të bëjë vetëm me matjen e arritshmërisë, por edhe me verifikimin e gjendjes dhe marrjen e masave për të ngritur cilësinë. Përgatitjet kanë shkuar mirë. Jemi të interesuar që rezultatet të jenë reale. Të gjithë jemi të interesuar që në klasat tona mësimdhënësi të shtojë përgjegjësinë sepse mësimdhënësi nuk është vetëm një i punësuar, por përtej kësaj”, ka thënë ministri Bytyqi.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj ka thënë se është shumë i rëndësishëm vlerësimi i jashtëm për nxënësit e klasave të nënta dhe se pret rezultate të mira në fund të këtij procesi.
Testi i Arritshmërisë është organizuar në 108 qendra testimi dhe ka për qëllim orientimin e nxënësve për shkollimin e mëtejmë. Testi i Arritshmërisë përmban 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze, kimi, fizikë, gjeografi, histori, informatikë.
Last modified: 19 Korrik, 2022