MASHT

MINISTRI BYTYQI U TAKUA ME DREJTORIN EKZEKUTIV TË BORDIT SHTETËROR TË EDUKIMIT NË WASHINGTON DC

27 Shtator, 2018

27 Shtator 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me John Paul C. Hayworth, drejtor ekzekutiv i i bordit shtetëror të edukimit në Washington DC.

Ne këtë takim të rëndësishëm u diskutua për matjen e performancës së mësimdhënësve, ndërsa ishte prezent edhe Christine Rhyner, ekspert në këtë lëmi.

Gjatë këtij takimi, po ashtu është bërë edhe një prezentim në  lidhje me matjen e performacës në ShBA të bazuar në provojat amerikane.

Me këtë rast, u shpreh një interesim i madh për informatat dhe shpjegimet lidhur me matjen e performacës së mësimdhënësve tek ne, ndërsa u shpreh  gadishmëria e tyre për ta përkrahur Kosovën me provojat amerikane në këtë fushë.

Last modified: 10 Nëntor, 2022