MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NJË DELEGACION NGA KOREA E JUGUT

20 Shkurt, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot një delegacion Korea e Jugut, me të cilët ka biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve për ta mbështetur arsimimin e të rinjve, si dhe të ofrojnë mbështetje të aktiviteteve të rinisë.

Ministri Bytyqi ka falënderuar mysafirët për punën dhe përkushtimin e tyre që të ofrojnë mbështetje për rininë në Kosovë, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në mënyrë që të rinjve t’iu krijohen sa më shumë mundësi për t’u arsimuar dhe për t’u zhvilluar. 

Last modified: 10 Nëntor, 2022