MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI THEMELUESIN E FONDI KOSOVARO-AMERIKAN PËR EDUKIM (KAEF)

20 Shkurt, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti themelueshin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer, të shoqëruar nga drejtori i KAEF-it, Gjeni Shporta dhe Koordinatorja e Projektit Alba Kondirolli.

Në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së përkrahjes së KAEF-it, fond i cili parashihet të jetë një fond krejtësisht i pavarur nga buxheti i shtetit dhe do të shfrytëzohet për nevojat më të theksuara në sistemin e arsimit. 

Ministri Bytyqi e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë fond dhe theksoi gatishmërinë që MAShT ta përkrahë vazhdimisht këtë program dhe programe të tilla, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim, që është edhe synim i Ministrisë. 

Last modified: 9 Qershor, 2022