Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur ushtruesen e detyrës së ambasadores së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në arsim në mes të dy vendeve.
Ministrja Bajrami e informoi u.d. Ambasadoren për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe prioritetet e planet për ta përmirësuar gjendjen, për të cilën gjë theksoi nevojën e mbështetjes nga partnerët zhvillimorë. Ajo e falënderoi Luksemburgun për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë arsimit në Kosovë, sidomos arsimit dhe aftësimit profesional, i cili është shumë i rëndësishëm për të rinjtë tanë dhe për ekonominë e vendit.Nga ana e saj, u.d. ambasadorja Gomes konfirmoi se Luksemburgu do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë dhe e informoi ministren Bajrami për projektet e reja që Luksemburgu planifikon t’i realizojë në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.
Last modified: 8 Qershor, 2022