01 Tetor 2020
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njofton nxënësit dhe studentët, të cilët kanë nevojë që të pajisen me dokumente identifikimi se Agjencia e Regjistrimit Civil ka krijuar lehtësira në këtë drejtim.Sipas njoftimit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19, në pamundësi që qytetarët të pajisen me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, janë autorizuar Zyrat e Gjendjes Civile, që në rastet kur qytetarët kërkojnë dokumente të gjendjes civile, respektivisht ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, t’iu lëshohet ekstrakti me fotografi, apo siç njihet praktika e vjetër e lëshimit të ekstraktit me fotografi të palës, i cili është subjekt i të dhënave. Meqenëse, Agjencia e Regjistrimit Civil, aktualisht nuk ka mundësi t’i pajisë me kohë qytetarët me letërnjoftime për shkaqe të ndryshme teknike, kjo procedurë, do t’iu lehtësojë qytetarëve realizimin e disa të drejtave (kërkesave) të tyre brenda vendit.
Last modified: 8 Qershor, 2022