13 Dhjetor 2021
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, periudha e parë e vitit shkollor 2021/2022, përfundon me 30 dhjetor 2021, pra pushimi dimëror fillon me 31 dhjetor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Ndërkaq, periudha e dytë e këtij viti shkollor fillon më 10 janar 2022.
Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompenzimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi.
Rikujtojmë se kompenzimi i ditëve të humbura të mësimit po bëhet sipas rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MAShTI-t, ku përfaqësohen të gjitha institucionet relevante si: IKShPK, SBAShK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Vendim- Për kompensimin e ditëve të mësimit të humbura për shkak të gjendjes me Pandeminë COVID-19
Last modified: 6 Qershor, 2022