MASHT

MAShT dhe MASR të Kosovës dhe Shqipërisë angazhohen për koordinim të punës në mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë .

14 Shkurt, 2018

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së ë Kosovës dhe të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë , kanë zhvilluar një takim të përbashkët në të cilin i bisedua rreth koordinimit të punës në mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë .

Në këtë takim u fol edhe për nevojën e dakordimin rreth finalizimit dhe zbatimit të kurrikulës dhe teksteve të përbashkëta si dhe organizimin e Seminarit tradicional të mësimdhënësve të angazhuar në diasporë .

Gjatë këtij takimi gjithashtu u fol edhe për  mbështetjen financiare , identifikimi i mësimdhënësve të angazhuar në diasporë, nevojën e certifikimit të tyre , zbatimit konkret te marrëveshjes së nënshkruar në 2017-të, për financimin e arsimit shqip në diasporë për çka u tha se rol kyç do të ketë këshilli ndërshtetërorë , ndërsa u theksua se financimi do të bëhet 50 x 50% nga të dy vendet.

Ndërsa sa i përket organizimit të Seminarit të ardhshëm  tradicional për  Mësimin e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare në diasporë i cili sipas radhës do të mbahet në Shqipëri , u tha se është e nevojshme të pasurohet ende përmbajtësisht, ndërsa u prezantua edhe mënyra e aplikimit për kumtesat që do të prezantohen në këtë event  mbarëkombëtarë .

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.