Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve është një organ publik i pavarur, në pajtim me ligjin për Kualifikime Kombëtare në Kosovë. AKK është themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe to të veprojë  në marrëveshje me Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë tjera relevante.

AKK e ka  Këshillin Drejtues prej 13 anëtarëve, që përfaqësojnë ministritë, organizatat e partnerëve shoqërorë dhe universitetet.

Një element thelbësor i sistemit kombëtar të kualifikimeve në Kosovë, do të jetë Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky është  një organ i themeluar si rezultat i miratimit të Ligjit për Kualifikime. Përgjegjësia e tij do të jetë mbikëqyrja e kualifikimeve kombëtare krahas me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencinë Kosovare për Akreditim dhe organe tjera profesionale, të aprovuara për këtë qëllim me vendim qeveritar. Në veçanti, do të ketë përgjegjësi për kualifikimet profesionale.

AKK do të:

  • definojë llojet dhe nivelet e certifikatave dhe diplomave, që do të përfshihen në KKK
  •  aprovojë kualifikimet e propozuara, për përfshirje në KKK (aprovojë aranzhimet e standardeve, vlerësimit dhe certifikimit, për çdo kualifikim në KKK)
  • akreditojë dhe monitorojë organet e vlerësimit
  • tërheq akreditimin prej organeve papërgjegjësi, nëse është e domosdoshme
  •  kryejë sigurimin e jashtëm të cilësisë, që çon në dhënien e kualifikimeve në KKK
  • trajtojë parashtresat/ankesat prej kandidatëve lidhur me vendimet e debatueshme të vlerësimit
  • miratojë certifikatat dhe diplomat, të lëshuara për kualifikimet në KKK
  • mirëmbajë bazën e të dhënave dhe evidenca dokumentuese të verifikueshme të kualifikimeve në KKK si dhe të certifikatave dhe diplomave të dhëna

Të gjitha kualifikimet në KKK, duhet të kenë rezultate të qarta, që do të jenë lëndë e vlerësimit me cilësi të siguruar. Institucionet/Ofrues të ndryshme mund të parashtrojnë kualifikimet e tyre për përfshirje në kornizë, ndërkaq Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, do të vendosë se cilat kualifikime profesionale mund të futen në Kornizën Kombëtar të Kualifikimeve.

AKK, gjithashtu, do të akreditojë institucionet për vlerësimin e nxënësve dhe lëshimin e certifikatave për kualifikimet në KKK.

Misioni

Misioni i AKK-së është të mbikëqyrë dhe zhvillon Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës në partneritet me nxënësin/kandidatin, punëdhënësin dhe ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit në të gjitha nivelet dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë.

Vizioni i AKK-së është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar. 

AKK e bënë të mundur:

  • Njohjen më të mirë kombëtare dhe ndërkombëtare të kualifikimeve
  • Pjesëmarrjen më të gjerë në mësimin gjatë gjithë jetës
  • Fleksibilitetin më të madh gjatë ofrimit të arsimit dhe aftësimit
  • Njohjen e mësimit të bazuar në punë
  • Progresin e përmirësuar për individ, nëpërmjet njohjes së mësimit paraprak dhe transferim të kredive 
  • AKK, gjithashtu, do të akreditojë institucionet për vlerësimin e nxënësve dhe lëshimin e certifikatave për kualifikimet e validuara në KKK.

Për më shumë informata vizitoni uebfaqen e AKK-së: www.akk-ks.net