MASHT

Telegram ngushëllimi

6 Shtator, 2011

E nderuara familje Gashi,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, Prof. Dr Emrush Gashi. 

Ju keni humbur më të dashurin tuaj, ndërsa bota akademike ka humbur një nga emrat më të mëdhenj të shkencës. Me punën e palodhshme shumëvjeqare si pedagog e ligjërues në Universitetin e Prishtinës, respektivisht Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Prof. Dr. Gashi dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij për të mirën e popullit të vet. Prandaj, emri i tij do të mbetet në historinë e arsimit të Kosovës, e në veçanti kontributi i tij si prorektor i Universitetit të Prishtinës, në vitet e rënda të arsimit shqip.

Ju lutem që, në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,
Ramë Buja, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.