MASHT

MINISTRI BYTYQI NËNSHKROI PROTOKOLIN ZBATUES TË MEMORANDUMIT TË BASHKËPUNIMIT ME TURQINË

4 Qershor, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në praninë e ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe ambasadores së Turqisë, Kivlicim Kiliç, ka nënshkruar Protokollin zbatues të Memorandimit të Bashkëpunimit (MB) në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë të Turqisë.

Sipas protokolit, saktësohen të gjitha veprimet që duhet të ndërmerren nga të dyja palët me qëllim të realizimit të suksesshëm të MB në vitin akademik 2018/19.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka falënderuar ambasadoren Kivlicim Kiliç për  mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jeton në Kosovë, njëherësh theksoi se ndër prioritetet kryesore të MAShT është gjithëpërfshirja në arsim, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë,,përfshirë këtu edhe fëmijët e komuniteteve joshumicë.

Ndryshe, ky protokoll zbatimi ,veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura me studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm  në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi.

Last modified: 13 Qershor, 2022

Comments are closed.