MASHT

Ministri Bytyqi mori pjesë në punëtorinë mbi Politikat dhe Strategjitë për Edukimin mbi Median dhe Informacionin

24 Prill, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në Konsultimet nacionale mbi Politikat dhe Strategjitë për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe me mbështetje të UNESCO-s dhe BE-së.

Këto konsultime synojnë një debat gjithëpërfshirës për Edukimin mbi Median dhe Informacionin (EMI) dhe inicimin e hartimit të një kornize strategjike për integrimin e konceptit të EMI në sistemin arsimor formal dhe joformal të Kosovës.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka vlerësuar se, përfshirja e lëndës Edukimi Medial në sistemin arsimor në Kosovë është i një rëndësie të veçantë dhe hap pozitiv në edukimin e të rinjve tanë në këtë fushë. “Nxënësit tanë kanë nevojë që të kenë një qasje shumë  më të drejtë në Edukimin Medial sepse nuk është vetëm çështje e fitimit të shkathtësive të të rinjve tanë në përdorimin e mediave, por rreziku për tu përballur me informatat e pakontrolluara të cilat vijnë në kohën e zhvillimit të hovshëm të teknologjisë”, ka thënë Ministri.

Ministri Bytyqi theksoi se Edukimi Medial është pjesë e kurrikulave, por jo në hapësirën në të cilën do të duhej të ishte, andaj edhe duhet një angazhim i të gjithë faktorëve në këtë drejtim, si parakusht për shoqëri të dijes dhe media të lira.

Last modified: 23 Gusht, 2022

Comments are closed.