MASHT

Ministri Buja u takua me ambasadorin holandez dhe me drejtoreshën e USAID-it

22 Mars, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja gjatë ditës ka takuar ndaras ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch dhe drejtoreshën e USAID-it në Kosovë znj.Azza El Abd dhe Inez Andrews,këshilltare për arsim dhe rini.

Ambasadori Bosch pasi që e ka uruar ministrin Buja për detyrën e re në krye të MASHT ka theksuar se shteti i tij e ka futë në prioritetet e veta për ta ndihmuar edhe Kosovën në mesin e shumë shteteve tjera. Por, ai theksoi faktin se Holanda është më shumë e fokusuar në sundimin e ligjit në Kosovë dhe ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Sektori i arsimit dhe zhvillimi i ekonomisë janë ndër çështjet më të rëndësishme të këtij shteti”, tha ai, ndërsa theksoi faktin se në Holandë ka shumë të rinj kosovar që studiojnë në universitetet holandeze.

Ministri Buja ndërsa, falënderoi shtetin Holandez për atë që ka bërë jo vetëm për arsimin kosovar, por edhe për sektorë tjerë shumë të rëndësishëm të jetës në Kosovë.
“Arsimi dhe ekonomia janë fushat prioritare për q`do shtet dhe ne jemi të interesuar që njerëzit tanë të jenë njerëz të dijes”, theksoi ministri Buja.

Ne takim me drejtoreshën e USAID-it në Kosovë znj.Azza El Abd, ministri Buja 
gjithashtu bisedoi rreth zhvillimeve aktuale dhe mundësive të bashkëpunimit të mëtutjshëm me qëllim të avancimit të proceseve arsimore në Kosovë . 
Ministri Buja , ka falëndëruar përfaqësuesit e USAIDIT, për ndihmën ë pakursyer deri me tani njëhërësh shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga ana e sajë znj El Abd, ndër tjera theksoi rëndësinë e arsimimit dhe edukimit te brezave të rinjë në Kosovë . “Ne jemi të fokusuar në zhvillimin ekonomik të komunave por mendojmë se pa një arsm cilësorë nuk mund të arrihen reziltate të lakmueshme tha ajo . Në vazhdim znj … prezantoi progarmin e ri mbëshetetës për arsimin parauniversitarë i cili do të implementohet në partneritet me MASHT dhe komunat e Kosovës.
Ndërkaq ministri Buja duke folur për zhvillimin e mësimit në tri ndërrime tha se jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ketë sukses asnjë reformë pa arsim cilësorë andaj përkundër nevojës që të zgjerojmë hapsirën shkollore dhe kësisoj të kemi mësim në vetëm dy ndërrime , gjatë këtij mandati, do të fokusohemi në rritjen e cilësisë në arsim.
Më tej ministri Buja vlerësoi fokusimin e USAID-it në zhvilimin e Komunave përfshirë këtu edhe proceset arsimore dhe shtoi se MASHT do të angazhohet maksimalisht që ky bashkëpunim të jëtë i suksesshëm edhe në të ardhmen.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.