MASHT

Ministri Bajrami priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it, Laila Omar Gad

13 Korrik, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot në takim lamtumirës shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Lajla Omar Gad, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj dhe të Zyrës së UNICEF-it, në sektorin e arsimit, veçanërisht në realizmin e projekteve dhe ngritjes së vetëdijës për respektimin e të drejtave të fëmijëve.

Ministri Bajrami ka falënderuar znj. Gad për mbështetjen e pakursyeshme në organizmin e projekteve të MAShT dhe angazhimin institucional që përherë të jetë pranë proceseve arsimore.

Ministri Bajrami theksoi se, MAShT mbetet e përkushtuar në realizmin e procesit të gjithëpërfshirjes dhe ofrimit të një arsimi cilësor për gjeneratat e reja, ndërsa tha se, vëmendje e veçantë do ti kushtohet edukimit në fëmijërinë e hershme, ku UNICEF-i ka dhënë një kontribut të madh.

Ndërsa, znj. Gad nga ana e saj u shpreh falënderuese për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me Ministrinë e Arsimit, sa i përket zbatimit të projekteve në arsim, ndërkaq ka premtuar se UNICEF-i do të vazhdojë me projekte mbështetëse edhe në të ardhmen.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.