Mbahet Provimi i Maturës 2017

14 Qershor 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami ka vizituar maturantët gjatë Provimit të Maturës 2017, në Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej “në Prishtinë .

Me këtë rast, ministri Bajrami u shpreh se  sot po testohen mbi 30 mijë nxënës, njëherësh theksoi se Ministria e Arsimit, ka ndërmarrë të gjitha masat që ky test të kaloi mirë, gjithashtu ka uruar nxënësit që të kenë sukses në tejkalimin e kësaj sfide, për të vazhduar me sukses edhe në shkollimin e lartë pastaj.

“Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit sepse  më shumë se 30 mijë maturant sot po i nënshtrohen testit  dhe se matura është një fazë e rëndësishme në jetën shkollore të nxënësve sepse ata me këtë i japin fund jetës shkollore dhe fillojnë jetën akademike, ndërsa MAShT ka ndërmarrë të gjitha masat që asnjë nxënës të mos mbetet pa përfshirë në shkollimin e lartë, qoftë në sektorin publik apo privat”, theksoi ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se Ministria e Arsimit , ka ndërmarrë të gjitha masat që të mos keqpërdoret testi nga manipuluesit e mundshëm të rrjeteve sociale  dhe shtoi se kjo është një presion dhe sfidë edhe për vendet e zhvilluara , por ne kemi caktuar numër të mjaftueshëm administratorësh e komisionarësh të cilët do të menaxhojnë  me sukses tërë procesin,  ndërsa  keqpërdoruesit e mundshëm do të marrin dënimin e merituar  theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, gjithashtu ka uruar edhe prindërit  për suksesin e fëmijëve të tyre, të cilët  po maturohen dhe në njëfarë mënyre po përgatiten për të ndërtuar edhe karrierën e tyre profesionale akademike, tha në fund ministri Bajrami.

 

Me respekt

Divizioni për Komunikim publik

038 231 065