MASHT

MASHT për iniciativë konkrete në politikat arsimore ndaj arsimimit të komuniteteve joshumicë

9 Mars, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marr pjesë në takimin e parë të Ekipi për hartimin e Koncept Dokumentit: “Shkollimi për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë, në Republikën e Kosovës”.

Me këtë rast ministri Bajrami u shpreh se MAShT është e përkushtuar për avancimin e arsimimit të komunitetve joshumicë  dhe se përkrahë fuqishëm punën e këtij Ekipi .

Ne angazhohemi që të ofrojmë arsim  cilësorë  për të gjithë , një  arsim i cili hapë shtigjet e së ardhmes , që edukon nxënësit të shikojnë nga e ardhmja e jo nga e kaluara, tha ministri Bajrami dhe shtoi se nisur nga ky parim, MAShT ka bërë rishikimin e teksteve shkollore, që ti evitojë ato përmbajtje që shpien nga thellimi i ndasive.

Në vazhdim ministri Bajrami tha se pas raportit të këtij Komisioni , përkatësisht pas   “skanimit” të gjendjes, ne do të ndërtojmë një Strategji në bazë të së cilës edhe planin e veprimit,  në mënyrë që gradualisht të filloi avancimi i arsimimit të komuniteteve joshumicë  në koordinim me institucionet e Bashkimit Evropian.

“ Si Ministri, në vazhdimësi e kemi theksuar nevojën e mbështetjes së Bashkimit Evropian në qasjen gjithëpërfshirëse dhe afirmative të komuniteteve joshumicë  në  Sistemin e Arsimit të Kosovës.

Deri me tash , vetëm në dy vitet e fundit MASHT është angazhuar dhe ka realizuar  në krijimin e kushteve më të favorshme për qasjen e komuniteteve joshumicë  në nivelin e arsimit të lartë për mes bursave për nxënës dhe studentë si dhe në procesin e verifikimit të diplomave të lëshuara nga Universiteti i  Mitrovicës së Veriut .

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.