MASHT

Thirrje për mbështetje financiare për studime të doktoratës

29 Shtator, 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë studentët kosovarë që vijojnë studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai” për vitin akademik 2025/2026, se është hapur thirrja për përfitimin e mbështetjes financiare në vlerë vjetore prej 8,500.00 euro.

Thirrje është e hapur nga sot, 29 shtator 2025 deri më 17 tetor 2025, në ora 16:00. Aplikimi duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur ku të jetë shkruar “Aplikimi për mbështetje financiare për doktoratë” në adresën rr. “Agim Ramadani”, në MASHTI – zyra e arkivit nr. 4.

Vendimi për përfituesit do të publikohet në Webfaqen zyrtare të MAShTI-t.

Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim i gjeni në linkun: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje…/

Last modified: 30 Shtator, 2025