MASHT

Njoftim

11 Korrik, 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira dhe përzgjedhjes së teksteve më të përshtatshme shkollore, më 01 korrik të këtij viti, e ka dërguar në Drejtoritë Komunale të Arsimit katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-5 për vitin shkollor 2025/2026, si dhe linqet e teksteve fituese të shtëpive botuese për mësimdhënësit.

Konform legjislacionit në fuqi, mësimdhënësit (aktivat profesionale) duhet t’i përzgjedhin tekstet me të cilat duan të punojnë gjatë vitit të ardhshëm shkollor vetëm nga katalogu i aprovuar nga MAShTI.

Ky proces eshtë duke u monitoruar nga MAShTI. Presim nga mësimdhënësit që t’i vlerësojnë dhe përzgjedhin tekstet më të përshtatshme.

Afati i dorëzimit të katalogut në MAShTI është data 15 korrik.

Last modified: 11 Korrik, 2025