MASHT

Ministrja Nagavci vizitoi Qendrën e Kompetencës në Ferizaj dhe Qendrën e Kompetencës në Prizren

3 Shtator, 2025

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, së bashku me drejtoreshën e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), Fikrije Zymberi, vizituan sot Qendrën e Kompetencës në Ferizaj dhe Qendrën e Kompetencës në Prizren.

Gjatë vizitave, ministrja Nagavci dhe drejtoresha Zymberi panë nga afër punën që po bëhet në këto qendra, programet mësimore dhe praktike që ofrohen për nxënësit, si dhe me nevojat dhe sfidat që kanë këto institucionet për zhvillimin e mëtejmë.

Ministrja Nagavci theksoi rëndësinë që kanë Qendrat e Kompetencës për përgatitjen profesionale të të rinjve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës, duke potencuar se Ministria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e arsimit profesional dhe investimin në cilësi.

Nga ana tjetër, drejtoresha e AAAPARr-së, Fikrije Zymberi, vlerësoi punën e stafit dhe të nxënësve në këto qendra, duke theksuar se ato përfaqësojnë shembuj të rëndësishëm të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Vizitat u zhvilluan në kuadër të angazhimeve institucionale për forcimin e arsimit profesional dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.

Last modified: 17 Shtator, 2025