MASHT

Ministrja Nagavci mori pjesë në ceremoninë e funksionalizimit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe akreditimit të Informatikës Inxhinierike (BSc)

3 Shtator, 2025

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ceremoninë e funksionalizimit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, si dhe në shënimin e akreditimit për herë të parë të programit Informatikë Inxhinierike (BSc) në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Me këtë rast, ministrja Nagavci uroi stafin akademik dhe studentët për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar se funksionalizimi i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe akreditimi i programit të ri në fushën e teknologjisë janë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

“Investimi në programe të reja dhe inovative, të cilat i përgjigjen kërkesave të tregut të punës, është prioritet i yni dhe një prej mekanizmave kryesorë për përgatitjen e gjeneratave të reja me njohuri dhe aftësi të duhura për të ardhmen,” theksoi ministrja Nagavci.

Ajo shtoi se Ministria e Arsimit do të vazhdojë të mbështesë universitetet publike në funksionalizimin e programeve studimore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

Last modified: 17 Shtator, 2025