MASHT

Ministri Bajrami priti në takim një delegacion nga Universiteti “James Medison” i Virgjinias

8 Maj, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti një delegacion të lartë nga Universiteti “James Medison” i Virgjinias të kryesuar nga, z. Michael Stoloff.

Gjatë këtij takimi u bisedua për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar më parë nga ministri Bajrami dhe përfaqësuesit e këtij Universiteti për mobilitetin e studentëve dhe profesorëve dhe mundësitë e organizimeve të ndryshme të përbashkëta në arsimin e lartë.

Ministri Bajrami, e ka njoftuar delegacionin amerikan me gjendjen në arsimin e lartë dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit, sipas Marrëveshjes së nënshkruar paraprakisht.

Përfaqësuesit e delegacionit nga Universiteti “James Medison” gjatë vizitës do të takohen me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve publike në Kosovë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë.

Vizita i paraprinë organizmit të konferencës për arsimin e lartë në Kosovë, e cila do të mbahet në qershor, konferencë kjo e cila do të organizohet për nderë të vizitës së presidentit JMU- së, z.John Alger.

Ndërsa, përfaqësuesi i Universitetit “James Madison”, z. Michael Stoloff shprehu gatishmërinë e plotë për ofrimin e përkrahjes në fushat e caktuara dhe në procese të tjera në arsimin e lartë.

Last modified: 26 Gusht, 2022