MASHT

Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministrja në detyrë Nagavci vizituan nxënësit e klasës së parë në ShFMU “Hasan Prishtina”

2 Shtator, 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizituan sot nxënësit e klasës së parë në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Me këtë rast, ata ju uruan nxënësve shumë suksese në vitin e ri shkollor dhe në hapin e tyre të parë drejt rrugëtimit të dijes.

Kryeministri në detyrë, Kurti, tha se “E ardhmja e fëmijëve tanë është e ndritur”, duke i inkurajuar ata që të lexojnë sa më shumë dhe të kultivojnë dashurinë për dijen që në moshë të hershme.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Arsimit, Nagavci, theksoi se kjo është një ditë e veçantë për nxënësit e klasës së parë, të cilët po e nisin udhëtimin e tyre shkollor me abetaren në duar. Ajo shtoi se abetarja nuk është vetëm libri i parë, por edhe çelësi i dijes që do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Gjatë vizitës, kryeministri dhe ministrja u takuan edhe me mësimdhënësit e shkollës, të cilëve ju uruan një vit të mbarë e të suksesshëm shkollor.

Last modified: 2 Shtator, 2025