Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit rikujton të gjitha familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale (SAS) se afati për aplikim në Programin e Kuponëve po hyn në javën e fundit.
Ky program ofron mbështetje financiare të plotë për ndjekjen e kopshtit për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç nga familjet përfituese të SAS-it. Përmes kuponit, fëmijët mund të ndjekin kopshte private dhe publiko-private të licencuara, për vitin shkollor 2025/26, pa asnjë kosto për prindërit.
Aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/596
MAShTI fton të gjitha familjet përfituese të aplikojnë sa më shpejt për të përfituar nga kjo mundësi dhe për t’u siguruar që aplikacioni të përfshihet brenda afatit zyrtar.
Për më shumë informata, mund të konsultoni broshurën informuese të bashkangjitur në këtë postim.

Last modified: 8 Tetor, 2025