Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) fton studiuesit kosovarë të interesuar për periudha qëndrimi për kërkime postdoktorale në 1000 universitetet më të mira në botë, sipas listës “QS Ëorld University” 2025/2026, që të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes financiare deri në 10,000 euro, varësisht nga kohëzgjatja e studimeve.
Qëllimi i thirrjes është të përkrahen kërkimet cilësore dhe të lehtësohet bashkëpunimi e rrjetëzimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.
Thirrja është e hapur deri më 17 tetor 2025, në ora 16:00. Aplikimi duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur ku të jetë shkruar “Aplikimi për mbështetje financiare për studime postdoktorale”në adresën rr. “Agim Ramadani”, në MASHTI – zyra e arkivit nr. 4.
Vendimi për përfituesit do të publikohet në Webfaqen zyrtare të MAShTI-t.
Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim i gjeni në linkun: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje…/
Last modified: 30 Shtator, 2025